Pjesëmarrësit nga 12 vende u takuan në Ohër. Maqedoni në 14 tetor për një forum tre-ditor të titulluar "Opinioni Publik si një Faktor i Anëtarësimit në NATO". Objektivat kryesore qenë të diskutohej integrimi i ardhshëm i vendeve në rajon në NATO dhe opinioni publik dhe t'u jepej afërsisht 60 përfaqësuesve të medias së Evropës Juglindore një shans për të këmbyer përvojat e tyre.
Veprimtaria u organizua nga Agjensia Maqedonase e Informacionit dhe Agjensia Telegrafike Bullgare (BTA) në partneritet me Television A1 të Maqedonisë dhe të përditshmen Dnevnik.
Drejtori i BTA Maksim Mincev diskutoi rolin e medias në Bullgari përpara hyrjes së vendit në NATO në prill 2004. "Media bullgare siguronte çdo ditë shtetasit se vendi duhej të bëhej anëtar i plotë i Aleancës. Kjo ishte një sfidë shumë e madhe sepse Bullgaria kishte qenë më parë një anëtare e Paktit të Varshavës."
Duke ju drejtuar konferencës ministri i jashtëm maqedonas Antonio Milososki tha se ai pret që vendi i tij të bashkohet shpejt me Aleancën. "Sondazhi i opinionit publik tregon se Maqedonia është në udhën e të bërit anëtare e NATO-s," tha ai. "Optimizmi rrjedh jo vetëm nga konsensusi kombëtar e politik por gjithashtu nga që më shumë se 90% e maqedonasve mbështesin bashkimin me Aleancën."
"Opinioni publik është një pjesë integrale e klimës politike në çdo deal dhe një parakusht që politikanët të kryejnë objektivat e tyre," tha Milososki. Ai shtoi se Maqedonia po pret një ftesë për anëtarësim në samitin e ardhshëm të NATO-s në Bukuresht në prill 2008.
Solomon Pasi këshilltari i qeverisë maqedonase për integrimin në NATO tha gjithashtu se ai pret që Maqedonia do të marrë një ftesë të bashkohet me NATO prillin tjetër sepse NATO vlerëson lart përparimin e Maqedonisë.
Të tjerët qenë dakord se integrimi në NATO për rajonin është i afërt. "Ne presim që Maqedonia. Shqipëria dhe Kroacia të bëhen anëtarë të NATO-s dhe në një të ardhme të afërt gjithashtu furnishët tanë nga rajoni me të cilët do të mbyllet 'vrima e zezë' e fundit në Evropë. Është vetëm një çështje kohe kur ne të bëhemi pjesë e familjes evropiane," tha ministri i mbrojtjes Lazar Elenovski duke ju drejtuar panelit të diskutimit në Forumin e Medias së Ballkanit.
Çështjet e diskutuara në forum përfshinë transformimin e opinionit publik në mbështetje të NATO-s vendin dhe rolin e medias në vlerësimin e procesit të vlerave të NATO-s në shoqëri rolin e organizatave joqeveritare situatat në trajtimin e NATO-s zgjerimin e Aleancës dhe lidhjen midis anëtarësimit dhe biznesit.
Përveç 20 përfaqësuesve nga media maqedonase në forum morën pjesë drejtorët e përgjithshëm dhe përfaqësues nga agjensitë e shtypit nga 11 vende në rajon. Vendet e përfaqësuara qenë Shqipëria. Bosnje dhe Herzegovina. Bullgaria. Greqia. Italia. Rumania. Sllovenia. Serbia. Turqia. Ukraina. Kroacia dhe Mali i Zi.
Forex Groups - Tips on Trading
Related article:
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2007/10/25/feature-03
comments | Add comment | Report as Spam
|